Aktualisht shikojme se shume besimtar
kryejne ritet dhe detyrat e fese siç jane te urdheruara
nga Allahu xh.sh, falin namazin, japin zekatin, agjerojne
Ramazanin, respektojne normat baze te besimit Islam, por
kane boshlleqe nga ana e edukimit dhe pastrimit
shpirteror. Kjo vjen ose nga mungesa e mirefillte e
literatures Islame apo nga neglizhimi yne ne kete fushe.
Ne mesin tone shikojme se jane perhapur shume semundje te
rrezikshme qofshin keto te brendshme si hipokrizia, smira,
arroganca, kopracia, ndjekja e epsheve dhe dashuria per
kete bote, apo semundje te jashtme si padrejtesia,
genjeshtra, pergojimi, mashtrimi, ofendimi, te cilat s’ka
dyshim se i shkaterrojne bazat dhe themelet e shoqerise
Islame te ngritura mbi moralin dhe virtytet me te larta e
me te pastra qe mund te egzistojne. Eshte e natyrshme qe
cdokush per tu mbrojtur nga e keqja para se gjithash duhet
ta njohe ate me qellim qe ta menjanoje.
Pergojimi eshte nje ves shume i ulet; feja, logjika e shendoshe
dhe mbare shoqeria e urren ate. Por perkufizimin me te
sakte te ketij vesi e pasqyron hadithi i meposhtem:
-
Transmetohet nga Ebu Hurejre ra se i Derguri i Allahut sa
i ka takuar shoket e tij dhe iu ka thene: “A e dini se
c’eshte pergojimi?" Sahabet u pergjigjen , Allahu dhe
i derguari i Tij e dine. Ai tha: "Ta permendesh per
vellain tend ate qe ai e urren." I thane, "E nese
eshte e vertet ajo cka thuhet per te?" Ai tha "Ne qofte
se eshte e vertete ajo cka thua, ti e ke pergojuar, e nese
jo, ti ke shpifur per te“. (Transmeton Muslimi)
Duke u nisur nga ky hadith ne si besimtar na del si detyre qe ti ruajme gjuhet
tona, e mos ti perlyejme ato me thashetheme, me fjale dhe vepra boshe e te mos
ofendojme cilindo me to.
Te pergojosh dmth te permendesh me ulje cilesite, atributet dhe vetite e vellait
(motres) tende qofte kjo ne tiparet e trupit, te prejardhjes, te nderit, te fese,
te veprave apo te fjaleve dhe cka lidhet me te personalisht duke i thene qenka i
shkurter, i verber, i zi , i ndyre, i pacipe , koprac, genjeshtar, mashtrues,
zullumcare dhe jo i denje ndaj rruges se besimit etj.
Per gjuhen, Profeti saws ne nje hadith citon "Kur zgjohet biri i Ademit te
gjitha gjymtyret i nenshtruohen gjuhes dhe i thone asaj "Ki frike e nderoje
Allahun per ne, sepse ne jemi te lidhur me ty, nese ti flet drejte atehere edhe
ne jemi ne te drejte, e nese ti devijon edhe ne devijojme".
Imam el- Kurtubi ra percjell mendimin e te gjithe dijetareve Islam, te cilet
normalisht miratojne qe pergojimi eshte i ndaluar (haram) dhe e numerojne ate
nder mekatet me te medha. Kur’ani ne disa ajete te tij e paraqet pergojimin te
ndaluar dhe ves shume te shemtuar. Allahu xh.sh thote:
"E mos
pergojoni njeri tjetrin, a deshiron ndokush te haje mishin e vellait te vet te
vdekur ? Ate e urreni e pra kini frike ndeshkimin e Allahut…” (Kur'an,
49:12)
Jane te shumta hadithet e Profetit qe flasin per pergojimin si gjest te shemtuar
dhe veprim degradues per besimtarin. Nga Enesi ra transmetohet se i Derguari i
Allahut saws ka thene: "Kur u ngjita ne Miraxh kalova prane nje populli me
thonje prej bakri, gervishnin dhe cirrnin me to krahroret e tyre. Thash "Kush
jane keta, o Xhibrail?" Tha "Keta jane ata te cilet hanin misherat e njerezve
dhe merrnin neper goje nderin e tyre”. (Transmeton Dauti me sened te sakte)
Githashtu Xhabiri ra transmeton se ka qene bashke me Profetin as. dhe perballe
tyre eshte ngritur nje ere e ndyre dhe e keqe. I derguari i Allahut as pyeti: ”A
e dini cfare ere eshte kjo, eshte era e atyre qe pergojojne besimtaret”. (Transmeton
Ahmedi)
Nga Ebu Hurejra ra transmetohet se Muahmmedi saws ka thene “Kush beson ne
Allahun dhe ne diten e gjykimit te flase mire ose te heshte” (Mutefikun Alejh)
Kishte prej Sahabeve dhe myslimaneve te meparshem qe largimin e gjuhes nga
pergojimi e shikonin si ibadetin me te larte se falja dhe agjerimi per vet
fundin e tij te hidhur. Te frikesuar nga ndeshkimi i Allahut kishte prej tyre qe
cdo dite agjeronin, i luteshin Allahut per te mos rene viktime e fjaleve te
keqija se vetem keshtu fitohet kenaqesia e Zotit. Gjithmone largoheshin nga
tubimet e grumbullimet ku objekti i bisedave ishin thashethemet e pergojimet.
Jahja ibn Muadh duke iu drejtuar nje besimtari ka thene: "E drejta e cdo
besimtari ndaj teje eshte ne keto tri pika: Nese nuk i ben dobi atehre mos e
demto ate, nese ti nuk e kenaq atehere mos e merzit , nese ti nuk e falenderon
atehere mos e pergojo, dhe mos e ofendo."
Nje person i thote Hasanit te birit te Aliut ra se dikush te ka pergojuar ty.
Atehere Hasani mori nje pjate me hurma dhe i dhuroi pergojuesit nepermjet
personit qe ia tregoj kete. Pergojuesi erdhi e i tha. Te pergojova e ma dhurove
kete? Hasani i tha Me ke dhuruar shume nga te mirat e tua prandaj doja te ta
shperbleja me kete dhurate."
Ndersa ibn Mubareku thote: "Sikur te doja ta pergojoja dikend do t'i pergojoja
prinderit e mi, sepse e meritojne me shume se cdokush tjeter t’ua dhuroj te
mirat e mia. E kjo per arsye se me pergojim njeriu hyn ne hak te tjerit dhe s'ka
dyshim se ai do t’ia shlyej ate me te mirat e veprave te veta. Rreth kesaj
pyetjeje profeti saws pyeti sahabet dhe u tha: “A e dini kush eshte i
falimentuari?" Sahabet thane: "I falimentuar eshte ai qe s’ka asnje dirhem apo
dicka per te veshur". Profeti saws tha:
-
"Me te vertete i falimentuar nga umeti im eshte ai i cili vjen ne Diten e
Kijametit me namaz, agjerim dhe zekate, por nga ana tjeter ka ofenduar dhe
fyer ne nder dikend, ka ngrene padrejtesisht pasurine e dikujt, e ka vrare ate
apo e ka rrahur ate. (
E per keto gjeste) demtuesi i jep nga te mirat e tij dhe nese ato i mbarojne
para se t’ia rikthej hakun te demtuarit plotesisht, atehere i merren mekatet
te demtuarit dhe i mvishen demtuesit dhe keshtu demtuesi hidhet ne zjarr”. (Muslimi)
Duke u nisur nga keto qe permendem me larte cdo
besimtar nga ne duhet t'i mate mire fjalet dhe vetpat e tij, qe mundin dhe
shperblimin e tyre mos t'i coj kot sikurse hirin qe e merr era e s’le gjurme.