|
Nė mėnyrė qė tė heqesh erėn e peshkut nga duart,
pastroji ato duke i ferkuar mirė me limon. |
|
Mund tė zhdukėsh erėn e qepės apo tė hurdhrave
duke i fėrkuar duart me uthull tė bardhė menjėherė pas mbarimit tė pregatitjes
sė ushqimit. |
|
Nė mėnyrė qė tė zhdukėsh erėn e mykut apo cdo
lloj ere tjetėr jo tė kėndshme nė dollap apo nė syrtare mjafton tė vendosni nė
kėnd tė tyre njė copėz qymyr. |
|
Pėr zierjen e vezėve tė plasaritura mjafton t'i
mblidhni ato me nje copė letėr alumini dhe tė hidhen nė ujė. |
|
Mos e lėr orizin apo thjerrėzat apo cdo lloj
ushqimi tjetėr qė futet nė kėtė grup nė qese plasmasi nė guzhinė, futi nė qese
basme nė mėnyrė qė tė mos zėnė krimba apo tė myken. |
|
Mundohu qė tė mos blesh perime tė ndėnjura apo tė
vyshkura sepse ato e kanė humbur njė pjesė tė madhe tė vlerave tė tyre
ushqimore. |
|
Mos i lėr perimet njė kohė tė gjatė nė ujė nė
larjen e tyre ėshtė mė mirė qė ato tė lahen nė ujė tė rrjedhshėm e pastaj tė
vihen nė kullesė nė mėnyrė qė tė thahen. |
|
Pėrdor thikė tė mprehtė nė prerjen e perimeve nė
mėnyrė qė tė shmangėsh dėmtimet e lekurės apo tė gjetheve tė tyre. |
|
Griji perimet me lėkurėn e tyre nė mėnyrė qė tė
mbrojnė vlerat e tyre ushqimore. |
|
Erėzat: majdanozi, kopėr etj. ruhen mirė
pėr disa ditė nėse futen nė qese plasmasi e mblidhen mirė, e mė pas vendosen
nė frigorifer apo nė vende tė freskėta. |
|
Majdanozi, kopėr etj nga erėzat e gjelbėrta
nuk grihen me makinė sepse u humbet lėngu ėshtė mirė qė tė grihen me thikė. |
|
Sa mė tė mėdhaja tė priten perimet aq mė
pak e humbasin vlerėn e tyre ushqimore. |
|
Perimet ruhen mirė pėr disa ditė nėse
mbėshtillen me njė pecete tė lagur. |
|
Perimet qėrohen jo shumė kohė para gatimit
dhe zihen nė tenxhere me kapak tė mbyllur dhe me pak ujė. |
|
Vitaminat qė ndodhen nė perimet e freskėta
janė shumė tė ndjeshme gjatė pėrpunimit tė nxehtė, prandaj ėshtė mė mirė qė
ato tė zihen shpejt e nė zjarr tė fortė. |
|
Patatet e ziera qėrohen mė lehtė nėse pas
zierjes hidhen nė ujė tė ftohtė. |
|
Qė panxhari i kuq tė ruajė ngjyrėn gjatė
zierjes, nė vend tė kripės nė ujė hidhet pak uthull. |
|
Mbas qėrimit tė patateve, karrotave, e
perimeve tė tjera duarve ju hiqen njollat nėse lahen me lėng limoni ose
limontos. |
|
Kur gjiza ėshtė e thartė pėrzihet me
qumėsht nė raportin 1:1, pasi lihet njė orė kullohet, kėshtuqė gjiza bėhet e
ėmbėl dhe e freskėt. |
|
Djathi shumė i kripur njomet me ujė tė zier
por tė ftohur. |
|
Djathi i tharė qė tė bėhet i butė vihet pėr
pak kohė nė qumėsht. |
|
Vezėt e freskėta kur futen nė ujė me kripė
bien nė fund ndėrsa ato qė s'janė tė freskėta notojnė. |
|
Kur rrihen tė bardhat e vezėve qė t'u
shtohen mė shumė vėllimi pėr cdo kokėrr vezė i shtohet njė gjysėm luge gjelle
ujė. |
|
Lakra turshi nuk shpėrlahet me ujė tė
nxehtė sepse i ulen vlerat ushqimore. |
|
Gjatė zierjes sė lakrės nė mėnyrė qė tė mos
vijė erė e keqe, nė tenxhere hidhet njė fetė buke e lyer me uthull. |
|
Kur lulelakra ruhet nė dritė nxihet dhe i
keqėsohet shija. |
|
Pėr tė zier njė kg. fasule duhen 2-3 litra
ujė. |
|
Pėr tė pėrmirėsuar shijen e fasuleve gjatė
zierjes hidhen majdanoz dhe karota. |
|
Gjatė gatimit tė gjellėve tė nxehta mos i
mbani fėmijėt pranė. |
|
Mos pėrdorni pajisje elektrike kur duart i
keni tė lagura, si dhe kur dyshoni se kanė difekte teknike. |