|
Home
Home
Islami
Kur'an
Hadith
Ramazan
Falja/Namazi
Haxhi
Vajza Muslimane
Familja
Edukimi i Femijeve
Faqa e Femijeve
Shkence
Shendeti
Kuzhina
Arti Islam
Lirika
Kendi i Librit
Links
Kuiz
Fjalori i Faqes
Per Burimi.net

Kontakto Burimin

|
|

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
istiharja
|
Ka thene i Derguari i Allahut -
Muhamedi a.s.:
"Lumturia e birit te Ademit varet
nga te qenurit i lumtur me ēka Allahu i ka dhene atij,
mėrzia e birit te
Ademit vjen nga mosfalja e Isti'hares,
dhe pakenaqesia e birit te Ademit
rezulton nga qenia jo i kenaqur me ēfare Allahu i ka dhene atij."
Hadith - al-Tirmidhi # 2151.
[I cilesuar si Sahih dhe Hasen]
|
-
Duaja e Istihares eshte transmetuar nga Xhabir Ibn 'Abdullah
i cili ka thene se: "Profeti, alejhi selam (paqja qofte mbi te), na mesonte
te bejme Istiharen per gjithe ēeshtjet/punet tona, ashtu siē na mesonte suret e
Kuranit. Ai (profeti) na thoshte: 'Nese ndonjeri prej jush mendon te beje diēka,
le te fale dy rekate namaz (jo prej namazit farz) dhe te thoje (pas
namazit) duane e Istihares..."
-
Pra, Namazi i Istihares eshte ai namaz ne
te cilen ne myslimanet pyesim Allahun e gjitheditur dhe qe i ka
shkruar tashme ceshtjet tona, se cilen rruge duhet te marrim. Per te falur namazin e Istihares, njeriu duhet te fale dy rekate namaz (jo-farz),
dmth ato mund te jene dy rekate sunet ose nafile dhe mund te falet ne ēdo
kohe te dites apo nates. Si i tille mund te sherbeje edhe nje namaz sunnet i
ndonje vakti, por duke i vene si nijet pervec namazit te synetit edhe
nijetin e Istihares.
Per shembull, le ta zeme se do te falesh namazin e sabahut (synetin),
atehere ver ne zemren tende si nijet " Une po fal synetin e sabahut
dhe njekohesisht edhe namazin e istihares". Ne kete namaz, pasi ke falur dy
rekate te zakonshem me Fatihane, nje sure dhe te gjitha te tjerat sipas
rregullit, ulu ne uljen e fundit tek "Etehijatu..." ,thuaj ato qe thua
zakonisht dhe pasi te japesh selam dhe te besh pak dhikr pas selamit
si psh. estagfirullah, estagfirullah, estagfirullah, Subhanallahi uel
hamdulilahi ue la ilahe ilallah uallahu ekber, etj. thuaj kete dua , qe
quhet "Duaja e istihares" (ne qofte se nuk e dime permendesh,
por desherojme te falim kete namaz, atehere mund ta mbajme copen e letres me
duane te shkruar afer vetes dhe pastaj, pas selamit, ta marrim letren ne
gjunje dhe ta lexojme duane.
DUAJA E ISTIHARES (Arabisht)

-
"Allahumme in-ni
estekhiruke bi ilmike. Ue estakdiruke bi kudretike,
ue es'eluke min fadlikel-adhim.
Fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta'lemu ue la a'ėlemu, ue ente 'allamul - gujub.
Allahumme, in kunte ta'ėlamu enne hadheI emru (emerton ketu nevojen tende)
hairun li fi
dini ue ma'ashi ue akibeti emri ue 'axhilihi ue axhilihi fakdirhu li ue
jes-sirhu li thumme barik li fihi.
Ue in kunte ta'ėlemu en-ne hadhel emru
sherrun li fi dini ue me'ashi ue akibeti amri ue 'axhilihi ue axhilihi fasrifhu anni
uesrifni anhu uakdir li al-hajre haithu kana thum-ma ardini bihi"
DUAJA E ISTIHARES (Shqip)
-
" O Zot, me diturine Tende
kerkoj hajrin! Kerkoj ndihme prej fuqise Sate, kerkoj prej te mirave te Tua
te shumta, sepse Ti je
i gjithefuqishem, e une jam i dobet, Ti di cdo gje e une nuk di, Ti je Ai qe
i di te fshehtat.
O Zot, nese kjo pune e imja (emeron ketu deshiren, hallin, etj) eshte hajr
per fene dhe jeten time, per kohen e tashme dhe te ardhmen, bej te mundshme
qe te realizohet, lehteso dhe beko.
E nese kjo pune eshte e demshme per fene dhe jeten time , per te tashmen dhe
te ardhmen dhe per ne ahiret, largoje prej meje dhe me largo mua nga ajo, me
percakto hajrin kudo qofte, pastaj me bej te kenaqur me te."
-
Pergjigja e lutjes se ketij
namazi mund te vije ne menyra te ndryshme, si psh. dikush (mysliman) te
keshillon me nje keshille te ēmuar ne lidhje me ēeshtjen tende, ne enderr
ndoshta, apo ne zemer ndihesh e frymezuar dhe e qete ne vendimin tend dhe se
kjo eshte rruga e drejte dhe qe do Allahu.
-
Pejgamberi a.s. ua mesonte
as'habeve duane e istihares siē ua mesonte suret e Kuranit dhe i porosiste
qe ta bejne praktike per cdo pune te rendesishme. Thoshte : "Kur ndokush
prej jush deshiron te vendose per ndonje pune te rendesishme, le t'i fale dy
rekate namaz e pastaj te thote: ....dhe u thoshte duane e istihares.
- Rastet per te cilat perdoret duaja e Istihares
jane ta panumerta, si psh para se te niseni ne ndonje udhetim, para se te
vendosni per martese, per fushen e studimeve qe duhet te ndjeke, etj, dmth ne ēdo situate qe ke te besh me
pasiguri dhe
duhet te marresh vendim.
- Dhe se fundi theksojme se eshte e
rendesishme te kesh besim dhe te mbeshtetesh tek Allahu:
|
"... e kur tė vendosėsh,
atėherė mbėshtetu nė Allahun, se Allahu i do ata qė i mbėshteten (Atij)."
(Sure Ali Imran, 3:159)
|
|