|
Home
Home
Islami
Kur'an
Hadith
Ramazan
Falja/Namazi
Haxhi
Vajza Muslimane
Familja
Edukimi i Femijeve
Faqa e Femijeve
Shkence
Shendeti
Kuzhina
Arti Islam
Lirika
Kendi i Librit
Links
Kuiz
Fjalori i Faqes
Per Burimi.net

Kontakto Burimin

|
|

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
"Mė dhemb sikundėr tė mė
heqin lėkurėn nga trupi!"
Intervistė me njėrėn nga vajzat e mbuluara,
e cila u ndalua te ndjeke studimet per shkak te mbuleses ne shkollen e mesme te
gjuheve te huaja ne Tirane, Shkurt 2001
[Lexo me teper per ngjarjen]
Pyetja: Cilat janė fillesat e besimit
tėnd?
Pergjigja: Fillesat e besimit tim i pėrkasin tetėvjeēares. Isha nė klasė
tė VII-tė kur vėllai im, i cili kishte filluar tė praktikonte Islamin mė foli
mbi tė. Isha e vetmja nė familje qė synova besimin e qartė dhe tė pastėr, fenė
reale, larg supersticioneve, larg mitologjive apo irrealitetit. Ende nuk kishte
arritur kjo nivelin zbatues, por mbetej nė nivelin e besimit tė zemrės. Pas
fitimit tė konkursit nė shkollėn e mesme "Asim Vokshi" u vendosa nė konvikt, ku
pashė se shumė vajza praktikonin besimin Islam. Besimi ishte rrėnjosur tek unė,
ajo qė kėrkoja tashmė ishte tė mos mbesja muslimane vetėm me zemėr, por tė
inkuadrohesha edhe nė vepra. Nėse nuk mund tė veprojmė nga besimi vetjak, ku
qėndron rėndėsia e tė thėnit se kemi besim? Fillova praktikimin e namazit, I
cili pėr mua ishte mbėshtetje shumė e madhe duke mė ndihmuar pėrballimin me
sukses tė largimit nga prindėrit qė nė kėtė moshė. U dhashė pas leximit, sepse
ky ishte obligim nė Islam. Rezultatet nė shkollė I kam pasur tė larta. Krahas
kėsaj I kushtova rėndėsi forcimit tė karakterit tim. Di se tė pėrballosh jetėn
duhet tė jesh I fortė dhe jo I keq. Dhe di se nėse tė tjerė do tė mendonin
sikundėr unė, jeta vetė do tė ishte mė e lehtė pėr gjithsecilin. Kam qėnė dhe
jam e vendosur dhe e bindur nė vėrtetėsinė e asaj qė kisha zgjedhur. Ndjeja
pėrgjegjėsi dhe ndjeja se mungesa e kėsaj ishte njė nga problemet mė kryesore tė
brezit tim.
Pyetja: Kur vendose tė mbash mbulesėn Islame?
Pergjigja: Njė javė para Vitit tė Ri.
Isha nė shkollė.
Pyetja: Cili ishte reagimi i prindėrve?
Pergjigja: Para se tė shkoj nė shtėpi erdhi babai nė Tiranė. Nuk i bėri
pėrshtypje shamia ime dhe nuk reagoi. Pas vajtjes nė shtėpi babai vetėm njė herė
e pėrmendi ēėshtjen e mbulesės sime. Duke mė kujtuar mundėsinė e presioneve nga
paragjykimet sociale kėshilloi ta heq, por ishte sėrish i qetė. Nė shkollė erdha
me shami.
Pyetja: Kur u bėnė serioze problemet me prindėrit?
Pergjigja: Kur kjo veshje u bė problematike nė shkollė, nga ana e
drejtorit. Unė mendoj se ashtu sikundėr ndaj nesh, edhe ndaj prindit tim ėshtė
ushtruar presion psikologjik.
Pyetja: Ku e bazon kėtė?
Pergjigja: Nuk kam qėnė prezente nė tė gjitha bisedat e drejtorit me
prindin tim, por gjithsesi them se telegrami me tė cilėn prindi im u njoftua nga
ana e drejtorisė tė vinte urgjentisht nė Tiranė, ishte I shkruar nė mėnyrė
jonjerėzore dhe kjo sigurisht qė shkaktoi reagim tek prindi im. Kjo nuk ishte
diēka qė u zbatua vetėm tek unė. Edhe prindėrit e vajzave tė tjera u njoftuan nė
tė njėjtėn mėnyrė. Nėna e njėrės prej nesh mendoi pėr vdekjen e mundshme tė
vajzės. Sė dyti mendoj se im atė ėshtė vėnė direkt apo indirekt para presionit
pėr humbjen e sigurtė tė shkollės sime. Personalisht mendoj se prindėrit nuk
janė tė irrituar, por tė shqetėsuar dhe them se mbarėvajtja e kėsaj ēėshtjeje nė
shkollė do t'I sistemojė edhe problemet me ta.
Pyetja: Shihet qartė se keni pasur edhe probleme me shkollėn. Mund tė na
tregoni diēka mė gjerė?
Pergjigja: Nė shkollė asnjė nga mėsuesit qė mė japin mėsim nuk mė nxorri
probleme, madje disa edhe mė pėrkrahėn. Edhe shokėt e mi nuk kanė qėnė kundėr,
madje ata pėr mua dhe dy shoqet e mia, bojkotuan edhe orėt e mėsimit nė shenjė
proteste. Ishte drejtori si epror, I cili mė nxorri jashtė mėsimit, tepėr I
revoltuar. Ai mė kishte paralajmėruar se do tė mė pėrjashtonte po tė vendosja
shaminė, por unė e shihja kėtė si njė tė drejtė timen dhe privimin nga ajo si
njė padrejtėsi. Nuk isha ndeshur ndonjėherė me kushtetutėn shqiptare kaq hapur
pėr njė problem konkret timin. E kam konsideruar veten si njė qytetare shqiptare
me tė drejtėn qė tė pėrfitoj nga ligjet e shtetit tim, konkretisht Neni 24 nė
lidhje me lirinė e fesė dhe Neni 57 nė lidhje me tė drejtėn e arsimimit.
Pyetja: Thatė qė rregullorja nuk paraqiste problem. Pėrse atėherė nuk
ėshtė kėshtu tani?
Pergjigja: Nė rregulloren e miratuar prej nesh thuhet se veshja duhet tė
jetė e pėrshtatshme. Drejtoria me qėllimin e vetėm qė tė na pengojė nga rruga
jonė, njė e drejtė e ligjshme, manipuloi duke shtuar nė rregulloren e shkollės
tek fraza "veshje e pėrshtatshme" - frazėn "jo minifunde, kanatiere, shami. Dy
tė parat duket se janė shkruar thjesht si justifikim pėr t'I ndihmuar drejtorisė
nė realizimin e qėllimeve tė saj.
Pyetja: Po dikasteret pėrkatėse si kanė reaguar?
Pergjigja: Ata na kanė pėrkrahur nga pikpamja ligjore, por asnjė lėvizje
nuk ėshtė bėrė praktikisht nga ana e tyre.
Pyetja: Si I mendon ditėt qė do tė pasojnė?
Pergjigja: Tė vėshtira. Por jam e gatshme dhe e vendosur tė pėrballoj
gjithēka pėr tė fituar tė drejtėn time.
Pyetja: Tani njė pyetje mė personale. Ē'vend ka mbulesa tek ti?
Pergjigja: Ėshtė pjesė e imja, pjesė e vetes sime dhe identitetit tim. Mė
dhemb me shumė se sa lėkura sikur tė shkulej nga trupi. Duke mos qėndruar vetėm
tek vetja ime, mbulesa ka njė ndikim nė pjekurinė e vajzės. Ajo e ndihmon atė tė
ndjehet subjekt dhe jo objekt. Unė them se njerėzit nxjerrin pėrfundime duke u
nisur pėrgjithėsisht nga vetet e tyre. Unė nuk e shoh mbulesėn si privim tė
realizimit tė vetvetes. Pėr mua ėshtė shumė e natyrshme, madje mė ndihmon. Besoj
se mbulesa ka edhe funksion edukativ, sepse ai I vendos nė kanalet e duhura
marrėdhėniet midis njerėzve. Besoj gjithashtu se kohėn qė shpenzojmė poshtė e
lart pėr tė zgjidhur atė qė vetvetiu ėshtė e zgjidhur, do tė bėnim mirė t'ia
kushtonim edukimit tė gruas, sepse gruaja ėshtė gjysma e shoqėrisė dhe gjysma
tjetėr rritet prej saj. Gruaja duhet tė gjejė vendin qė i takon, pa qėnė e
detyruar tė heqė dorė nga feminiteti nė kėmbim tė njė qetėsie qė ėshtė e drejtė
e saj dhe njėkohėsisht pa u kthyer nė lodėr. Thuhet nė Islam: "Njė komb prishet
atėherė kur prishet gruaja e atij kombi". Kjo sigurisht do tė thotė se nėse duam
ta pėrmirėsojmė atė, duhet t'ia fillojmė nga gruaja dhe ngritja e dinjitetit tė
saj. Por e gjithė kjo nuk mund tė marrė kuptim pa besimin, qė sot ėshtė lėnė pas
dore. Unė them se besimi zė fill nė thellėsitė e shpirtit dhe ėshtė besimi qė i
jep forcė njeriut tė pėrballojė jetėn e tij, vėshtirėsitė dhe ecjen pėrpara.
|